Një protestues ka vdekur dhe 25 të tjerë u lënduan si pasojë e përleshjeve të dhunshme me forcat e sigurimit në qytetin jugor Basra të Irakut.
Iraku jugor e cila është e populluar nga komuniteti shiit, ka shpërthyer në trazira gjatë javëve të fundit për shkak se protestuesit shprehën zemërimin mbi infrastrukturën e shkatërruar, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe korrupsionin.
Banorët në Basra, një qytet me më shumë se dy milionë banorë, thonë se furnizimi me ujë është i ndotur dhe i bënë ata të pambrojtur gjatë muajve të nxehtë të verës.
Qindra njerëz janë të shtrirë në spital si pasojë e ujit të papastër, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova
Forcat e sigurisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe kanë qëlluar në ajër si përpjekje për të shpërndarë protestuesit.
Sipas raportimeve nga institucionet e shëndetësisë, protestuesi ka ndërruar jetë pasi që ishte goditur në kokë me granatë tymi gjatë përleshjeve.