Policia e Kosoëvs sqaron se çantat me Molotov nuk juanë gjetur në Termokos por në një objekt afër tij
Komunikata e plotë e Policisë:
Për shkak të korrektsisë dhe shmangjes së ndonjë keqkuptimi, lidhur me lokacionin e saktë të gjetjes së dëshmive të gjetura si: çantave dhe të tjerave të dërguara edhe me foto në komunikatën paraprake ju informojmë që nuk kemi të bëjmë me depo të Termokosit, por saktësisht një objekt në rrugën “28 Nëntori”me pronar tanimë të identifikuar nga Policia.
Gjatë operacionit policor pronari ka hezituar të bashkëpunoj në proces dhe lokacioni është përdorë vetëm si referim, prandaj sinqerisht ju informojmë se nuk ka ndonjë tendenc që kjo të lidhet me Termokosin dhe kërkojmë falje për gabimin e mundshëm teknik dhe keqinterpretimet që mund të rrjedhin.
Policia është duke realizuar me kompetence detyrat dhe përgjegjësit e saj ligjore dhe falënderon të gjithë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar në funksion të identifikimit të aktiviteteve ilegale të cilat për rrjedhojë mund të krijojnë rrezik dhe pasiguri për qytetarët tanë dhe institucionet.