Aktuale

Policia kufitare sekuestron 11 mjete të ujit

Në ditën e dytë të Policisë Kufitare kundër mjeteve lundruese që janë pa dokumentacion apo që nuk respektojnë rregullat e lundrimit dhe lundrojnë në zona të ndaluara, janë bllokuar 11 mjete ujore.

Një skaf, dy gomone dhe tetë motorë uji u sekuestruan për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të sigurisë në lundrim.

Vetëm gjatë orëve të mëngjesit së të premtes, Policia Kufitare ka bllokuar 7 mjete lundruese, nga të cilat një gomone dhe 6 motorë uji. Sipas policisë, motorët e ujit janë bllokuar kryesisht për shkelje të perimetrit të sigurisë në plazhe, ndërsa gomonia për mungesë të dokumentacionit të plotë.

Sakaq, që nga 1 qershori që ka nisur zbatimin plani i masave për sigurinë në plazhe, Policia Kufitare ka bllokuar 13 mjete lundruese, nga të cilat një skaf, dy gomone dhe 10 motorë uji.