Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rastin e vdekjes së një 41 vjeçari nga Peja.
Fillimisht mbrëmë rreth orës 20:30 një ankues, ka kërkuar ndihmën e Policisë në rrugën, “Agush Gjoci” në Pejë, pasi që aty ka shtëpinë dhe se shtëpia e tij ishte e mbyllur dhe dritat e ndalura.
Ankuesi ka shprehur shqetësim për vëllanë e tij, i cili ka qenë duke banuar në shtëpi dhe nuk po i përgjigjej në telefon.
Pas këtij shqetësimi njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë kontaktuar me ankuesin dhe menjëherë kanë ndërmarrë masat e nevojshme, me ç’rast në shtëpinë e tij kanë gjetur shtetasin L.R. (1978) m / k / sh pa shenja jete dhe tek viktima nuk vëreheshin shenja dhune apo lëndime.
Vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur Njësiti i Hetimeve Rajonale, Prokurori i shtetit i cili ka udhëhequr me shikimin e vendit të ngjarjes mbrëmë dhe sot gjatë ditës.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Bëhet e ditur se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë me vendim të prokurorit shtetit për t’u sqaruar rrethanat e vdekjes.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe vazhdon të hetohet nga hetuesit rajonal DRP Pejë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti./FaktePlus