Partia Liberale Serbe (SLS) ka njoftuar sot në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë është ndaluar nga policët serbë anëtari i kësaj partie, Sërgjan Jovanoviq që njëherësh është edhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në një komunikatë SLS-ja tregon se Jovanoviqin është ndaluar nga disa anëtarë të MUP-it serb, derisa ishte nisur të shkonte në Vranje për arsye personale.
Sipas tyre, Jovanoviq ka një orë që gjendet në kufi.
“Partia e Pavarur Liberale nuk i kupton këto tentime për frikësim dhe keqtrajtim. Për të pestën herë ne iu bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe të gjithë institucioneve të reagojnë lidhur më këto veprime”, thuhet në komunikatë.
E muajt e kaluar në Merdare janë ndaluar dhe pyetur nga policët serbë edhe kryetari i SLS-së, Sllobodan Petroviq, anëtarët Boban Stankoviq, Nebojsha Jakovleviq dhe Sreqko Spasiq.
Këto veprime të autoriteteve serbe ndaj zyrtarëve të SLS-së duket se po bëhen pasi kjo parti po bashkëpunon me institucionet e Republikës së Kosovës dhe nuk dëgjon urdhrat e Aleksander Vuçiqit sikurse drejtuesit e Listës Serbe./FaktePlus