Aktuale

Peticioni për shfuqizimin e Ligjit për lojërat e fatit dorëzohet në Kuvend

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se mbi 11 mijë nënshkrime janë mbledhur nga qytetarët për peticionin, i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Këtë të drejtë kushtetuese Muharremaj thotë s e kërkuan qytetarët dhe bashkërisht me subjektet politike, ata u organizuam që kjo të realizohet si reagim qytetar, ndaj ngjarjeve tragjike që ndodhën në komunë.

Muharremaj ka bërë të ditur se peticioni tashmë ka përfunduar dhe sot së bashku me përfaqësuesit e subjekteve politike, do ta dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë rast, ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe secilin vullnetar që dha kontributin e tij për t’u realizuar peticioni.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka njoftuar se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të shfuqizohet ligji ekzistues për lojërat e fatit, dhe kjo pas dy rasteve të vrasjeve brenda objekteve të lojërave të fatit një në Suharekë dhe një tjetër në Lipjan.