Shkupi mbrëmë rreth orës 1.32 u drodh nga një tjetër lëkundje e tokës. Nga stacioni sizmologjik telemetrik në Republikën e Maqedonisë bëjnë të ditur se epiqendra e tërmetit me magnitudë lokale të Rihterit prej 3 ballësh ka qenë në pjesën lindore të rajonit Shkupit.
Dridhja e tokës shkaktoi panik dhe frikë në mesin e qytetarëve, të cilët me të ndjerë dridhjet dolën jashtë banesave të tyre.
Shkupi dhe rrethina në dy ditët e fundit u godit nga një seri tërmetesh prej të cilave më i fuqishmi u regjistrua të dielën në orën 15:10 me magnitudë prej 5,3 ballë sipas Rihterit.
Tërmetet shkaktuan shqetësim te popullata, ndërsa ndihmë mjekësore pas tërmetit deri tani kërkuan më shumë se 100 persona.