Dje në mbrëmje në burgun e Dubraves në Istog ka ndodhur një përleshje fizike.
Edhe të burgosurit kanë zënkat e tyre.
Policia njofton se një e tillë ka ndodhur bremë rreth orës 20:00 në Dubravë.
Motivet nuk janë bërë të ditura, por dy persona e sulmuan një tjetër.
“Raportohet se brenda në objektin e Burgut të Dubravës pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuar të burgosur meshkuj kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të burgosurin tjetër viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.
Siç njofton policia, lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Lajmi.net/