Aktuale

Për 24 orë, 26 aksidente trafiku në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend tone kanë ndodhur 26 aksidente komunikacioni, bënë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj.

Sipas njoftimit, prej tyre 10 ishin me të lënduar, si dhe 16 pa lëndime në njerëz.

Tutje, në këtë periudhë policët e trafikut kanë shqiptuar 1337 gjoba për kundërvajtësit në komunikacion. /FaktePlus