Aktuale

PDK ndez fishekzjarrët në Drenas (Foto)

Dega e Partisë Demokratike në Drenas tashmë ka filluar festën në qendër të këtij qyteti.

Siç njofton ekipi i KosovaPress-it nga vendi i ngjarjes, atje ka filluar edhe ndezja e fishekzjarrëve.

Sipas rezultateve të para nga Komisioni Qendror Zgjedhor, në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit, prin Partia Demokratike e Kosovës me kandidat Ramiz Lladrovcin, derisa Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën është i dyti. /KosovaPress/