Aktuale

Parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë javë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.“Kjo gjendje stabile e motit do të mbretërojë si rezultat i masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës për këtë periudhë të parashikimit, parashihet të lëvizin ndërmjet 12-20 gradë Celsius.Dita e mërkurë parashihet t`i shënojë vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa të premten do të shënohen temperaturat më të ulëta”.

” Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja deri të enjten me shpejtësi deri 6m/s , derisa ditën e premte parashihet një destabilizim i përkohshëm i motit, duke krijuar kushte për rënie të temperaturave dhe reshje shiu. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s”, njofton ky institut.