ShowBiz

Parakalojnë në tapetin e kuq, por Meghan harron t’ia heq etiketën fustanit!

Dukesha e Sussex shquhet për çdo detaj të kuruar në veshje dhe që nuk i ik ndonjë lëshim.

Dukesha dhe bashkëshorti i saj, Prince Harry kanë udhëtuar dje drejtë Tongas (shtet në jug perëndimore të Oqeanit Paqësor) ku janë pritur me nderime të larta nga vendasit.

Por, fustani i kuq që Dukesha mbante veshur ka pasur një “problem” të vogël, duke harruar t’i heqet etiketa.

Nga ky parakalim, vëmendjen më të madh e mori ky detaj, duke lënë në hije barkun e fryrë të Meghan.

Ndryshe, çifti po zhvillojnë një udhëtim në vende si Australia, Fiji, Tonga dhe Zelanda e Re./Indeksonline/