Është përfolur gjërë e gjatë këto ditë në media se moderatorja e njohur Luana Vjollca i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me Krenar Çoçajn.
Edhe pse ata asnjëherë nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, sërish dyshja e njohur kanë qenë në qendër të vëmendjes.
Sot çifti janë kapur ‘mat’ në Tiranë, tek “Kodra e Diellit”, ku banon edhe mamaja e Luanës.
Të dy së bashku janë fotografuar, gjë që tregon se ata nuk janë ndarë. Çiftin e shoqëronte edhe e ëma e Luanës, zonja Maria.
“Story.al”, ka publikuar këto imazhe ku çifti shihen rrugëve të Tiranës.