Rajon & Botë

Papa nuk do të tentojë ta bind Trumpin për emigrantët dhe mjedisin

Papa Françesku njoftoi sot se ai nuk do të përpiqet ta bindë Presidentin amerikan Donald Trump, për ta zbutur politikën e tij ndaj emigrantëve dhe çështjen e mjedisit.

Papa theksoi se gjatë takimit që do të zhvillojë gjatë këtij muaji me Presidentin Trump, dëshiron që të gjejnë një qëndrim të përbashkët ndaj bashkëpunimit për të arritjen e paqes.

“Asnjëherë mos gjykoni për dike, deri sa ta dëgjoni atë”, tha Papa, raporton AP.