Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se muri, treni, fletarrestët ndaj qytetarëve të Kosovës janë vetëm disa nga arsyet pse Kryeministri i Kosovës në mënyrë urgjente duhet të ndërmarrë vendimin për pezullimin e dialogut.
Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se Serbisë i duhet dhënë leksion shtetëror për të gjitha veprimet që bën karshi Republikës së Kosovës.
“Politika e Kosovës duhet të unifikohet në qëndrimet shtetërore ndaj Serbisë, sepse Kosova çdo ditë po rrezikohet. Kryeministër reago!”, ka shkruar ai./KosovaPress/