Aktuale

Osmani: Hedhja e gazit lotsjellës ishte veprim jo institucional

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani duke dëshmuar në seancën gjyqësore ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për hedhjen e gazit lotsjellës në seanca të Kuvendit, ka thënë se pavarësisht motivit, veprimi ishte jo institucional.

Osdmani duke iu përgjigjur pyetjes së Kurtit, ka mohuar se është sulmuar nga deputetët e akuzuar.

Kurti po ashtu e ka akuzuar kryetarin e trupit gjykues, Besim Kalludra se po i bënë trysni dëshmitarit, Naser Osmani, ndërsa kryetari i trupit gjykues, Kalludra tha se është i autorizuar ligjërisht që t’i bëjë pyetje dëshmitarit për të qartësuar situatën./KosovaPress/