Polumbarët e RENEAS dhe shërbimet e Policisë së Dibrës nxorën sot nga thellësia e liqenit të Shkopetit makinën e cila u konstatua gjatë ditës së djeshme teksa u gjet një tjetër automjet që rezultoi me targa të vjedhura.
Makina tip Benz 2500 ngjyrë e bardhë me targa të verdha taksie AB 220 T u nxor nga 26.5 metra thellësi.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori i Rrethit Mat dhe nga këqyrja paraprake rezulton që ky mjet nuk ka shumë kohë që ka qëndruar në ujë.
Gjatë ditës së djeshme polumbarët nxorën një makinë Benz që ishte me targa suedeze, prej shumë kohësh e zhytur. Për të dyja automjetet, pati spekulime se mund të jenë përdorur në akte kriminale, përfshirë edhe grabitjen në aeroportin e Rinasit, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.









