Aktuale

Një person bie në lumin Erenik në Gjakovë, Policia tregon detajet

Policia është duke e kërkuar një person që ka rënë në lumin Erenik dhe nuk ka dalë më.Mësohet se dje pasdite një person ka rënë në lumin Erenik te ura që lidhë qytetin e Gjakovës me fshatin Moglicë.Personi është një i moshuar i moshës 88 vjeçare, ka bërë me dije komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, përcjell Kallxo.com.

“Ju njoftoj se personi i zhdukur dje është në kërkim nga forcat policore si dhe nga zhytësit. Kërkimet do të vazhdojnë derisa të gjendet trupi”, tha Gjokaj.Më tej ai ka bërë me dije se personi i zhdukur është kapur nga kamerat e qytetit deri sa ka rënë nga ura që lidhë qytetin e Gjakovës me fshatin Moglicë në lumin Erenik.