Rajon & Botë

Një mësues me koronavirus, 112 nxënës izolohen në shtëpi

Një mësues në Itali ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, ka njoftuar RaiNews.

Dhe, për këtë, 112 nxënës të shkollës ku ai jepte mësim janë izoluar nëpër shtëpitë e tyre.

Po ashtu sipas mediave në Itali, një bebe 45-ditëshe është infektuar me virusin që ka shkaktuar panik në gjithë botën.

Numri i të infektuarve në gjithë botën po i afrohet 100-mijëshit.

Sipas statistikave të fundit, deri më tash janë regjistruar mbi 98 mijë raste me këtë virus, ndërkohë si pasojë e tij kanë vdekur 3.386.

Po ashtu, bëhet e ditur se deri më tash janë shëruar 55.641 persona.