Aktuale

Një aksident bllokon një nga rrugët kryesore në Prishtinë

Komunikacioni në Prishtinë po bllokohet për gjërat më absurde.

Një aksident i lehtë që ndodhi para pak çastesh në rrugën kryesore nga Ulpiana tek rrethi i flamurit, ka bërë që shumë vetura të bllokohen e të mos mund të kalojnë, duke formuar kështu një kolonë të gjatë.

Aksidenti mes dy veturave bëri që të nxisë mosmarrëveshje mes shoferëve, të cilët nuk e kishin për ngut, ndërsa aty u mblodh edhe një turmë e madhe e njerëzve.

Më pas edhe policia erdhi për të ndërhyrë, por siç duket mosmarrëveshja po vazhdon, derisa rruga vazhdon të jetë e bllokuar.