Nisma për Kosovën ka proceduar në Kuvend kërkesen për formimin e grupit të saj parlamentar. Burime të Indeksonline bëjne me dije se shef i deputetëve të Nismës do të jetë Bilall Sherifi.
Kesisoj, Nisma nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PAN-it. Edhe gjatë fushatës Nisma kishte paralajmëruar se do të funksionoj e vetme në Kuvend.
Partia e Fatmir Limajt numëron gjashtë deputetë në Kuvendin e Kosovës. Vendin e Fatmir Limajt i cili është zgjedhur zv-kryeministër do ta zejë Enver Hoti.