Aktuale

Nis protesta për Ramush Haradinajn (Foto)

 

Organizatat e dala nga lufta po protestojnë sot në mbështetje të Ramush Haradinajt. Në Sheshin “Skërnderbeu” në Prishtinë, qindra persona po kërkojnë lirimin e pakusht të kreut të AAK’së, Haradinaj, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj u arrestua nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 për krime ndaj civilëve serbë.

Gjykata në qytetin Colmar të Francës ka shqiptuar masën e lirimin me kusht derisa Serbia ta bëjë kërkesën zyrtare të ekstradimit.

Më 4 janar, në aeroportin e Baselit, në zonën franceze të Moulhouse, Haradinaj u arrestua nga autoritetet franceze dhe qëndroi një javë në paraburgim.

Ai tashmë gjendet në Strasburg, ku po pret vendimin e gjykatës./Express/