Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, njëri votues e tjetri komisioner në zgjedhjet e 6 tetorit, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i të drejtës se votimit”.
A.G në cilësinë e votuesit dyshohet se votoi për vëllaun e tij, i cili pasi që jeton në Itali nuk mundi të vinte në Kosovë për të votuar. Ndërsa B.G në cilësinë e komisionerit dyshohet se ia mundësoi ta bënte këtë të pandehurit A.G, përcjell FaktePlus.
Njëkohësisht, prokurori i çështjes ka propozuar që ndaj të pandehurit B.G, të shqiptohet edhe dënimi plotësues “ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës”.