Duket pak e besueshme, por sipas mediave spanjolle, Neymari mund ta veshë fanellën e Realit në vitin 2019.
U largua nga Spanja verën që lamë pas, por tashmë Neymari po planifikon të kthehet në La Liga.
Sipas asaj që raporton “Don Balon”, Neymari ka arritur marrëveshje me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez dhe do të bashkohet me Los Blancos në vitin 2019.
Ideja është që Neymar të zë vendin e Cristiano Ronaldos, që në vitin 2019 do të jetë 35 vjeçar dhe tashmë është pajtuar edhe braziliani që do të insistojë që klubi francez të mos i shkaktojë telashe kur të vjen koha për të kaluar në “Santiago Bernabeu”, pasi si fëmijë ka ëndërruar ta veshë fanellën e Realit.
Neymari u largua nga Barcelona për Paris Saint Germainin për 222 milionë euro, por tashmë po planifikon rikthimin në Spanjë. /Gazeta Express/