Aktuale

Në Komoran mungojnë dy komisionerë

Dy komisionarë janë duke munguar në qendrën e votimit 0302e të vendosur në Shkollën “Xheladin Gashi” të Komoranit.

Në qendrën e votimit 0302e në “Shkollën “Xheladin Gashi” të Komoranit që nga mëngjesi mungojnë dy komisionarë.

Menaxheri në këtë qendër votimi nuk e di arsyen e mungesës së tyre, por thotë se “Fjala” dhe Drenori kanë thënë se do t’i dërgojnë zëvendësuesit, edhe pse ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Deri në mesditë në këtë qendër kanë votuar 494 persona, ose 15 për qind të numrit të votuesve që mund të votojnë këtu.

Në këtë qendër të drejtë vote kanë 3695 persona.

Mungesë të një komisioneri të AKR-së kishte edhe në Gllanasellë.