Fakulteti i Komunikim Masiv i Kolegji AAB, organizon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Historia e medias dhe transformimet mediatike”.
Këtë Konferencë, Kolegji AAB e organizon në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit – FHF – Universiteti i Tiranës, Università per Stranieri di Perugia, Itali, Departamentin e Letërsisë dhe Gazetarisë – Universiteti i Elbasanit, Departamentin e Komunikimit – Universiteti Bedër-Tiranë, School of Journalism and Public Relations, Shkup dhe Institute of Communication Studies – Shkup.
Hapja solemne e punimeve të konferencës, do të bëhet të shtunën, më 23 shator 2017, në orën 10.30, në Teatrin AAB “Faruk Begolli” të Kolegjit AAB, në Prishtinë, ndërsa punimet do të zhvillohen gjatë tërë ditës në pesë sesione të ndara.
Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar një numër i madh i studiuesve nga shumë vende të rajonit, Evropës.
Për më shumë informacione rreth programit të konferencës, klikoni linkun zyrtar të konferencës:
http: http://konferencat.aab-edu.net/icllc2017/index.html





















