Ura në Darzezë u ndërtua në kohë rekord nga Forcat e Armatosura dhe Bashkia Fier pas prishjes së saj si pasojë e reshjeve të dendura që përfshinë zonën e Fierit.
Rindërtimi i kësaj ure risjell normalitetin për 2 mijë banorët e zonës.
Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga ndërtimi i kësaj ure. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje të urës së Darëzezës, ndërtuar në kohë rekord nga Forcat e Armatosura dhe Bashkia Fierit duke rikthyer normalitetin për 2 mijë banorët e zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.
Ura e Darzezës u ndërtua në një kohë rekord dhe me një punë pa ndërprerje ditë dhe natë.