Për këngëtaren Rozana Radi dita e sotme është me të vërtetë e veçantë.
Motra e saj Andeta Radi, e njohur edhe si autore programesh të ndryshme feston ditën e lindjes. Rozana i ka dhuruar asaj një buqët mjaft të bukur me lule dhe gjithashtu një pusullë me një dedikim special. Ky dedikim ka qenë mjaft për prekës për Andetën e cila në një postim në profilin e saj në Facebook shkruan: “Dhe buqeta e motrës nuk mungon asnjëherë… Po pse mi Rozana Radi edhe sot so me besh te qaj… Ne rrallë e shprehim dashurinë, nuk rrimë duke u puthur gjithë ditën por jemi si ata siamezet që s’bejne dot pa njeri- tjetrin,”-përfundon postimin e ndjerë Andeta.


