Aktuale

Moti në Kosovë, temperaturat deri mbi 33 gradë celsius

Nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-33gradë Celsius.

Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.