Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Italisë, Piero Cristoforo Sardi dhe ka kërkuar mbështetjen e Italisë në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Gjatë takimit Ministri Hyseni i uroi ambasadorit Sardi mirëseardhje në Kosovë, duke e njoftuar për progresin që është bërë në Kosovë, si dhe për punën që po bënë MPB, në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Ndërsa ambasadori i ri i Italisë, Piero Cristoforo Sardi, falënderoi ministrin Hyseni për pritjen dhe theksoi se Republika e Italisë do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha fushat. Ai tha se bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen./Express.