Në një komunikatë, Partia Demokratike e Kosovës, propozon Memli Krasniqin për nënkryetar Kuvendi, ndërkaq Bedri Hamzën shef të Grupit Parlamentar.
Nga ana tjetër, Kadri Veseli, është takuar sot deputetët e rinjë të PDK-së, ku është diskutuar për mbarëvajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.
Komunikata e plotë:
PDK propozon Memli Krasniqin për nënkryetar Kuvendi, Bedri Hamzën shef të Grupit Parlamentar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot deputetët e rinj të PDK-së, ku është diskutuar për mbarëvajtjen e seancës konstituive të Kuvendit.
Në këtë mbledhje të Grupit Parlamentar, PDK ka emëruar Bedri Hamzën shef të Grupit Parlamentar, ndërsa deputetin Memli Krasniqi do ta propozojnë për pozitën e Nënkryetarit të Kuvendit.