Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të marrë pjesë në hapjen e fushatës së Muajit Antitrafikim, në kuadër të të cilit MAShT do të organizojë shumë aktivitete në shkolla për parandalimin e trafikimit përmes edukimit. Ceremonia e fillimit të fushatës në shkolla mbahet në ambientet e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë.
Muaji Antitrafikim shënohet për çdo vit në Kosovë, ndërsa këtë vit fillon në Ditën Ndërkombëtare të BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, pra më 18 tetor dhe zgjatë deri më 18 nëntor 2017.