Kryeministrja e Britanisë së Bashkuar Theresa May, ka folur në Këshillin e Samitit Evropian në Bruksel, ku ka fajësuar Rusinë për helmimin e agjentit të dyfishtë i cili jetonte në Salisbury të Anglisë.
“Unë e mirëpres faktin se mbrëmjen e kaluar Këshilli Evropian u pajtua me vlerësimin e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar se vrasja në tentativë që ndodhi në rrugët e Salisbury, është shumë e mundshme që Rusia ishte përgjegjëse për atë vrasje në tentativë dhe se nuk ka ndonjë shpjegim alternativ të besueshëm,” tha ajo.
“Kërcënimi nga Rusia është një mos-respektim i kufijve, dhe mendoj se është mëse e qartë se Rusia po sfidon vlerat që i ndajmë si evropianë.”
“Është e drejtë që ne jemi duke qëndruar së bashku në mbrojtje të këtyre barrierave,” shtoi ajo, raporton “Sky News”, transmeton Periskopi.
May po ashtu deklaroi se është në kontakt të vazhdueshëm me shërbimin e inteligjencës për të marrë informacione të tjera.
Sipas May, ajo që është e rëndësishme në këtë samit është se ka pasur shtete që janë pajtuar me verzionin tonë./Periskopi/