Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe mbreti i Marokut, Mohammedi i VI-të, e inauguruan trenin e parë të shpejtë në Afrikë të enjten e kaluar. Ky tren do të udhëtojnë pranë bregdetit maroken të Oqeanit Atlantik.Treni është prodhim francez dhe u testua dje. Kjo linjë e trenit do ta lidhë kryeqytetin e Marokut me qytetin e Tangierit.
Trenë është prodhuar nga prodhuesi francez “Alstom” dhe mund ta arrijë shpejtësinë maksimale prej 320 kilometrash në orë. Udhëtimi me këtë tren do ta përgjysmojë rrugën për të shkuar nga njëri qytet në tjetrin. Shpejtësia e këtij treni është dyfish më e madhe se ajo e trenit të shpejtë në Afrikën Jugore, i cili ishte futur në përdorim në vitin 2012 dhe i cili vështirë se i plotëson kushtet për t’u quajtur tren i shpejtë.
Ky projekt i ka kushtuar Marokut rreth dy miliardë dollarë dhe në të është punuar për më shumë se një dekadë. Projekti është financuar nga qeveritë e Marokut, Francës, Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Mbreti i Marokut dhe qeveria e vendit presin që linja e re t’i sjellë vendit shumë përfitime, por kundërshtarët politikë thonë se ky projekt është thjeshtë një çmenduri e shtrenjtë.
Trenat e shpejtë janë pjesë e një projekti më të madh infrastrukturor të Marokut, në të cilin parashihet të ndërtohet edhe baza më e madhe në botë për energji diellore dhe disa porte detare. Këto investime kanë për qëllim që ta përshpejtojnë zhvillimin e ekonomisë së dobët të vendit afrikan. Sidoqoftë, vendi vazhdon të përballet me qeverisje të dobët, korrupsion dhe sistem të dobët arsimor, faktorë të cilët kanë ndikuar drejtpërdrejt në ngecjen e ekonomisë, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express