Aktuale

Majlinda Kelmendi pranon Pasaportën Diplomatike nga Presidenti Thaçi

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, sot ka pranuar Pasaportën Diplomatike nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka, përcjell Klan Kosova.

“Presidenti Thaçi Solemnisht i dha Kampiones Olimpike Pasaportën Diplomatike!”.

“Ambasadorja më e mirë e vendit dhe popullit tim. Presidentit,Kryeministrit Haradinaj dhe stafit në MPJ u jemi mirënjohës për shtyrjen para të kësaj çështje!”.

“Besoj që e ka merituar!”, ka shkruar ai në Facebook.