Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës, urgjentisht duhet të investojë në Kullat e familjes Jashari, pasi aty janë themelet e lirisë sonë.
“Kulla e Jasharëve është urgjente. Ajo po rrëzohet dita ditës. Është me prioritet. S’ka ma prioritet në 10-vjetorin e pavarësisë. Neve na rrezikohen simbolet e shtetit”, ka thënë ndër të tjera Limaj në Rubikon të KTV-së.
Më tutje, ai ka thënë se Qeveria do të marrë vendim javën e ardhshme për ndarjen e mjeteve.