Aktuale

Lezhë, ekzekutohet me armë zjarri një person që mblidhte qumësht

Të dhëna të tjera kanë dalë në lidhje me ngjarjen në Lezhë, ku një pëson ka mbetur i vdekur mëngjesin e sotëm.

Burime nga polica lokale bëjnë me dije se persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një personi, i cili mblidhte qumësht në atë zonë.

Dyshimet e para të policisë janë se autorët kanë dashur të grabisin shoferin e fugonit, por ai nuk u ka ndaluar, duke bërë që në drejtim të tij të qëllohej me armë, ku nga të shtënat mësohet se ka mbetur i vdekur shoferi i furgoninit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me atentatin.