Aktuale

Lëndohet një punëtor pasi bie nga ashensori

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore në Lipjan, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar është dëmtuar ashensori dhe ka rënë poshtë.

Policia përmes raportit, 24 orësh ka njoftuar se viktima pas lëndimeve të marra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, përcjell FaktePlus.

Është kontaktuar prokurori publik i cili e ka cilësuar veprën dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./FaktePlus/