Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se dëshiron që atij t’i tregohet të paktën një fakt që dëshmon se Moska ishte përzier në zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA.
“Unë nuk di asgjë rreth këtij fakti. Është mahnitëse se si njerëzit seriozë po e bëjnë mizen buall,” ka thënë Lavrov në një konferencë për media gjatë një vizite sot në Belgjikë, transmeton Express.
Komentet e tij u transmetuan drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror rus, Rossiya 24.
Komentet e tij erdhën si reagim ndaj lajmeve se djali i madh i presidentit amerikan, Donald Trump, ishte fajtor sepse u takua me një avokate ruse, e cila, sipas mesazhe elektronike, posedonte informata të dëmshme për Hillary Clintonin, vitin e kaluar./Express/