Aktuale

Kuvendi shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Kuvendi i Kosovës sot shënon tradicionalisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.

“Qytetarë, studentë dhe nxënës (nga shtatë qendrat rajonale të Kosovës, transportin e të cilëve e ka organizuar Kuvendi) do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën përfaqësuesve të tyre të zgjedhur”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në njoftim po ashtu thuhet se në këtë ditë do të shpaloset Plani i veprimit për transparencë parlamentare dhe do të organizohen aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.

Për nder të kësaj dite do të mbahen një varg aktivitetesh. Më poshtë po sjellim agjendën për Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

10.00- Ceremonia e hapjes

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

James Hope, drejtor i Zyrës së USAID- në Kosovë.

10.10-10.15 -Dorëzimi i hulumtimeve parlamentare nga KDI tek Kuvendi.

10.15-15.30 -Aktivivitete paralele:

Hapja e Panairit të organizatave të shoqërisë civile :

Aktivitetet e Grave Deputete;

Promovimi i platformës “Vota ime”;

Promovimi i punëtorive të Demokracisë;

Kuizi i Demokracisë “Demokracia 2030”.

10.30-10.50-Ekspozita e pikturës me temë “Demokracia 2030” (ndarjes e shpërblimeve për punimet më të mira);

11:00 –11:40 – Konferencë- Lansimi dhe promovimi i Planit të Veprimit për

Kuvend të hapur dhe transparent (salla-409);

11:40 -12:20- Shfaqja e filmit dokumentar “Çka do të thotë Demokraci për ju”, të përgatitur nga OSBE (salla 409);

14.30 -15.00- Shfaqje teatrale me temë “Demokracia dhe pjesëmarrja

qytetare”(Holli i Kuvendit);

16.00- Mbyllja.