Aktuale

Kuvendi miraton komisionet parlamentare, PD i lëshon 2 vende LSI-së

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të enjte emrat e propozuar nga grupet parlamentare për kryesimin e komisioneve të përhershme.

Në seancën e mbajtur janë miratuar me 128 vota pro ndarja e deputetëve. Kështu, Partia Socialiste do të drejtojë 5 komisione të përhershme, PD 2 komisione dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1 komision.

Ajo që bie në sy nga ndarja e posteve është fakti që PD i ka lënë LSI-së përveç Komisionit të Shëndetësisë për Petrit Vasilin (më parë ishte zgjedhur Bardh Spahia), edhe pozicionin e nënkryetarit të Komisionit të Jashtëm, ku më parë ishte zgjedhur Tritan Shehu.

Me marrëveshje, këtë pozicion e ka marrë Klajda Gjosha, ish-ministre e LSI-së. Ndërkohë, në të njëjtën seancë janë zgjedhur Vasilika Hysi dhe Edi Paloka nënkryetarë të Kuvendit.

Përbërja e komisioneve është kjo: Komisioni i Ligjeve -Ulsi Manja kryetar, PS -Eduard Halimi zv/kryetar, PD -Klotilda Bushka sekretare, PS Komisioni për Ekonominë dhe Financat -Erjon Brace kryetar, PS -Jorida Tabaku zv/kryetare, PD -Anastas Angjeli sekretar, PS Komisioni për Sigurinë Kombëtare -Ermonela Felaj kryetare, PS -Flamur Noka zv/kryetar, PD -Pjerin Ndreu sekretar, PS Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese -Eduard Shalsi kryetar, PS -Florian Mima zv/kryetar, PD -Besnik Bare sekretar, PS Komisioni i Arsimit dhe Mjeteve të Informimit Publik -Albana Vokshi kryetare, PD -Milva Ekonomi nënkryetare, PS -Fidel Ylli sekretar, PSKomisioni i Shëndetësisë -Petrit Vasili kryetar, LSI -Elisa Spiropali nënkryetare, PS -Klodiana Spahiu sekretare, PS Komisioni për Politikën e Jashtme -Mimi Kodheli kryetare, PS -Klajda Gjosha zv/kryetare, LSI -Elona Gjebrea sekretare, PS Komisioni për Integrimin Europian -Genc Pollo kryetar, PD -Bledar Çuçi nënkryetar, PS -Fatmir Velaj sekretar, PS