Këngëtarja Bebe Rexha së fundmi ka kërkuar bashkëpunim me tri këngëtaret e famshme shqiptare, Dua Lipën, Rita Orën e Ava Max.
Amanda Ava Koci, e njohur si Ava Max, është këngëtarja shqiptare e cila ka nisur karrierën e saj muzikore jashtë vendit, shkruan lajmi.net.
Ava, ka lindur në SHBA, ku prindërit e saj kishin shkuar nga Saranda, ndërsa tash po bën karrierë në Britani të Madhe, ku është zhvendosur bashkë me ta.
Disa nga projektet e saj muzikore janë: ‘My Way’, ‘Sweet but Psycho’ etj. Ajo njihet edhe për bashkëpunimin e suksesshëm me Jason Derulon dhe Vice, në këngën ‘Make up’.
Nuk është se nuk mund ta presim edhe një bashkëpunim mes saj dhe shqiptares nga Dibra, Bebe Rexhës, pasi kjo e fundit së fundmi e ka kërkuar një gjë të tillë nëpërmjet një postimi.
Bebe, shqiptarja që po ndërton karrierë në SHBA dëshiron një bashkëpunim ndërmjet katër yjeve të mëdha të skenës botërore./Lajmi.net/