Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se ka politikanë që kanë bërë gabime por ka edhe politikanë që kanë bërë krime, por pensionimi i atyre që bën gabime dhe dënimi i atyre që bën krime ka nisur më 11 qershor dhe merr hovin vendimtarë më 22 tetor.
Këto komente ai i bërë gjatë tubimit elektoral në Malishevë, ku janë prezantuar 30 pikat prioritete të programit qeverisës të kandidatit Adem Berisha.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina, ka kërkuar nga bashkëvendësit që të bëjnë ndryshimin duke e votuar kandidatin e VV-së, Adem Berisha, pasi sipas saj qytetarët janë të fyer dhe të mashtruar nga udhëheqja aktuale.
“Për fat të keq kam frikë që sot qytetarët e Malishevës ndihen edhe të mashtruar sepse ata që ju fyen dhe ata që gjoja u ndien të fyer sot janë sërish bashkë. Dhe kjo padyshim iu bënë që të ndiheni keq, prandaj iu e keni të domosdoshëm ndryshimin. Prandaj ashtu siç u tha edhe në hyrje për kandidatin për kryetar të Malishevës iu keni nevojë për njerëz të ndershëm, të respektuar dhe ata që i qëndrojnë besnik vendimeve, mendimeve, qëndrimeve dhe synimeve të veta”, tha Pantina.
Kurse, deputeti Albin Kurti ka thëne se Malisheva ka dhënë shumë njerëz për Kosovën duke i përmendur mjekun Shpëtim Robaj, Xhevë Lladrovici, Hamdi Berisha, për të cilët ka thënë se e kanë dashur ndryshimin, kurse, sot ata që e duan ndryshimin e duan VV-në.
“Ju nga hera i keni dhënë shumë shoqërisë e kombit por popullsia është varfëruar sepse korrupsioni është shtuar. Politikanët janë pasuruar sepse korrupsioni është shtuar. Më 22 tetor janë dy rrugë përsëritja ose ndryshimi, përsëritja është e gabueshme, e pa drejtë dhe e dëmshme, ndryshimi është i drejt i dobishëm dhe i domosdoshëm, numrat e tjera janë numra të përsëritjes. Deri më tash ata që e kanë dashur VV-në e kanë dashur ndryshimin, ata që e duan ndryshimin e duan VV-në. …Në Kosovë nuk janë privatizuar vetëm fabrikat por edhe komunat. Këto dy procese duhet hetuar e rregulluar. Nesër me fitoren tonë në Malishevë e pasnesër në krejt Kosovën. Qeverisja bëhet shërbim për zhvillim e administrim për privatizim. ..Në vendin tonë ka shumë politikan që kanë bërë shumë gabime dhe ka jo pak politikan që kanë bërë krime. Politikanë që kanë bërë gabime duhet të pensionohen. Ndërkaq politikanët që kanà « bërë krime duhet të gjykohen“, tha thënë Kurti.
Ai ka shtuar se edhe pensionimi i të parëve edhe dënimi i të dytëve që ka nisur më 11 qershor dhe merr hovin vendimtarë më 22 tetor.
Kurti shtoi se në Malisheva as pishina e Banjës që u epet në shfrytëzim vetëm militantëve të subjekteve të tyre nuk do të mund t’i lajë dot.
Ai po ashtu ka thënë se me fitoren VV-së, arsimi do të jetë për nxënësit e jo për kuadrat të partisë.
Ndërsa kandidati për kryetar të Malishevës nga VV-ja, Adem Berisha, ka thënë se Komuna e Malishevës menaxhohet si pronë private dhe jo në shërbim të qytetarit.
“Rrugën që ndoqi UÇK-ja nuk e ndoqën të gjithë. Kjo dallohet sot më së miri në Malishevë nën drejtimin e Nismës, Komuna është bërë si pronë private e individuale që e menaxhojnë ata nga distanca nga Prishtina. Pasurit e tyre i kanë lanë qytetarët të varfër . …Nevojat e qytetarëve nuk përputhen me dëshirat e pushtetit në Malishevë, qytetarët kërkojnë punë, bujqësi, arsim, infrastruktura, shëndetësi, pushtetet kërkojnë tenderua ato më të mëdha për xhepat e tyre. Mjaft ka zgjat kjo situatë. …Kjo fitore do të sjell ndryshime tejet konkrete edhe të domosdoshme për Malishevën ato janë të shpalosura në 30 pika prioritete të programit qeverisës ..Uji, kjo nevojë kaq bazike mungon në shtëpitë shumë familjeve të Malishevës. ..Nuk do të ketë më fshat pa kanalizime funksionalë. …Shëndetësia e Malishevës do të transformohet tërësisht …do të krijojmë një sistem transparent për punësim në mjekësi“, th a Berisha.
Ai është zotuar se asnjë qytetarët nuk do të mbetet pa shërbime cilësore shëndetësore. Për shërbimet publike do të themelojnë ndërmarrjen publike që do të punësoj njerëz për mirëmbajtjen se zonale të rrugëve, rregullimin varrezave , arsim profesional, drejtime të reja do të hapen në bujqësi, ndërtimtari, elektronik e tjera. ndërsa bujqit do ti mbështesin me një zyre subvencione, duke investuar ne pajisje në vlerë 1 milion euro. /KP/





















