Rajon & Botë

Kryeministri irakian shkarkon zyrtarët e lartë të sigurisë pas sulmeve që vranë gati 300 veta

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka shkarkuar sot tre zyrtarë të lartë në krye të sigurisë në Bagdad, pasi një sulm me bomba gjatë fundjavës vrau gati 300 persona.

Në një komunikatë të postuar në faqen e tij në Facebook, ai njoftoi se ka larguar nga puna komandantin e operacioneve ushtarake, shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës në kryeqytetin, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Sulmi me bomba, përgjegjësinë për të cilin e mori grupi i Shtetit Islamik (ISIS), ka qenë sulmi më vdekjeprurës në Irak që nga koha kur forcat ushtarake të udhëhequra nga ShBA rrëzuan Saddam Husseinin para 13 viteve.