Aktuale

Krahu i Molliqajt bojkoton konferencën e Kurtit për demarkacionin

Lëvizja Vetëvendosje po mban konferencën me temën “Shënimi i kufirit me Malin e Zi – Korrektimi para ratifikimit”, mirëpo këtu nuk po marrin pjesë edhe krahu i Dardan Molliqajt.

Albin Kurti e Glauk Konjufca të ulur në ballë të tryezës janë rrethuar nga deputetë e tjerë të partisë, por jo nga ata të cilët kanë dhënë dorëheqje nga strukturat drejtuese të Vetëvendosjes.

Dje, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se llogarit edhe në vota nga deputetë të Vetëvendosjes për miratimin e marrëveshjes mbi kufirin e Kosovës me Malin e Zi.

Ndërsa kreu i Vetëvendosjes sot i është drejtuar  me një letër të hapur kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj mbi rrugën përpara që sipas tij, duhet ndjekur për problemin e shkaktuar nga marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Kurti i përmend në 5 pika se si duhet vepruar për gjetjen e zgjidhjes për problemin e demarkacionit.