Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se Kosova e ka emergjencë rritjen e kapaciteteve gjenerues të energjisë.Kjo sipas kreut të ekzekutivit për shkak të humbjeve të mëdha që po u shkakton bizneseve ndërprerja e energjisë, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj tha se 300 milionë euro të humbura nga bizneset për shkak të energjisë nuk është normale dhe duhet të merren masa.
“Problem shumë serioz është ndërprerja e paparalajmëruar që shkakton probleme serioze. Duhet me thanë që Kosova e ka në urgjencë çështjen e energjisë. E kjo është paralajmëruar me Kosovën e Re, pa fol për këtë nuk i zgjidh problemet në tërësi. Është akumulimin i energjisë e në rast se nëse nuk ki energji duhet të këtë kuot e që është 20% i energjisë së ripërtërishme”.
“Atë që i kemi thanë prodhuesve, duhet të dini që qeveria është partneri i juaj sepse vija e parë ose fronti janë prodhuesit. Ne kemi një operator në vend KEDS investimet e deri tashme janë tension i ulët dhe kam informata që koha që vjen investimet rreth 20 milionë janë tension i mesëm e që dedikohet për bizneset.
Ne do të shtojmë dialogun me operatorin që mos të shkaktohen këto humbje”.Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se gjendja e energjisë në vend nuk është e kënaqshme për bizneset në vend.Sipas tij, Kosova është i vetmi vend në Evropë ku tarifat e rrymës janë më të shtrenjtat, por ai premtoi se bizneset e mëdha do të mund të negociojnë çmimin drejtpërdrejt vet.I pari i Zhvillimit Ekonomik tha Kosova në vitin e ardhshëm do të bëhet me ligjin për efiçiencën e energjisë, raporton EO.