Shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjfuca ka bërë thirrje që Kuvendi të mos e njeh autoritetin EULEX-it për ta gjykuar UÇK-në dhe në rezolutë duhet të kërkohet të shfuqizohen nenet e Gjykatës Speciale.
Konjufca tha se seanca e sotme e ka bindur vetëm për një gjë, vetëm për atë se zgjedhjet janë afër, sepse përformanca e PDK-së ka qenë për përformancë elektorale.
“Kjo tregon se ku po i dhemb PDK-së dhe cili është shqetësimi më i madh. Dhe kur shihni fjalimet e PDK-së, shihni se UÇK-së nuk është shqetësimi i PDK-së, por Vetëvendosja. Fjalimi i Hajdar Beqaj, Blertës, Bekim Haxhiut e shumicës që karakterizohen nga një budallallëk. Psh. Blerta Deliu del e thotë Albin Kurti është tradhtar, se ka dal nga burgjet e Serbisë. Atëherë kjo me bënë me i kërkuar falje Flora Brovinës, se te ka leshu Serbia prej burgut, Nait Hasani me fal qe je tradhtar se ke arritur me dal prej burgjeve të Serbisë, më fal Bislim”, tha Konjufca dhe shtoi se kjo është absurde se çka qytetarët kanë dëgjuar në këtë sallë.
“Para se të dal në rezolutë këtu të gjithë ata që folën në mënyrë propagandistike për Vetëvendosje, na akuzuan që kemi akuzuar Veselin për vrasje. Ne kemi akuzuar për korrupsion, por Doruntina Maloku është e para që e ka akuzuar Veselin për vrasje dhe Armend Zemaj nuk e di deri ku ka shkuar në këtë drejtim, akuzat nuk kanë ardhur nga Vetëvendosje”, tha ai.
Sa i përket rezolutës, ai tha se moti nuk ka pas rezolutë më të dobët, ku sipas tij vetëm paragrafi i parë është siç duhet, kurse njëmbëdhjetë të tjera janë herë të dobëta e herë të panevojshme.
“Kuvendi nuk duhet ta njeh autoritetin EULEX-it me e gjykuar UÇK-në, dhe në rezolutë duhet të kërkohet të shfuqizohen nenet e Gjykatës Speciale, për mos me ndodhë edhe 7 raste tjera sikur rasti Drenica”, tha Konjufca.
Fjalimi i Konjufcës u përshkua me tensione mes deputetëve të PDK-së, të cilët disa herë tentuan t’ia ndalin fjalën./KosovaPress/