Aktuale

Komuna publikon listen e perfituesve të banesave për kategorit e UÇK-së

Komuna e Prishtinës ka publikuar listën e familjeve që kanë përfituar nga komisioni për ndarjen e banesave për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Gjithashtu, Komuna ka publikuar edhe listën e familjeve që janë refuzuar dhe nuk kanë përfituar.

Në listën preliminare të përfituesve të banesave janë paraqitur gjithsej 50 familje, ndërsa janë refuzuar 79 familje.