Kreu i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se do të ndahen 120 euro për çdo fëmijë të porsalindur.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sot ka bërë të ditur se komuna që ai drejton do të mbështetë secilin çift vushtrrias me fëmijë të porsalindur, ku synohet të blihet një shtrat ose një pako me mjete të nevojshme për të porsalindurit.
“Qëllimi i kësaj mase është që çdo fëmijë i lindur në Vushtrri, pavarësisht kushteve ekonomike të prindërve, të filloj jetën në shtrat të njëjtë”, u shpreh Tahiri.
Sipas vlerësimeve, në qytetin e Vushtrrisë janë afër 600 lindje në vit dhe kjo masë pritet ti kushtojë buxhetit komunal rreth 72 mijë euro.