Arsim & Kulturë

Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Sakarya” të Turqisë

Kolegji AAB vazhdon të zgjeroj rrjetin e bashkëpunimit me Universitetet më prestigjioze në botë. Këtë herë Kolegji AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Sakarya, marrëveshja kjo e nënshkruar nga zv.rektori i Kolegjit AAB, prof.dr. Shemsedin Vehapi dhe rektori i Universitetit Sakarya, Fatih Savasan.

Palët u pajtuan që kjo marrëveshje do t’i ndihmoj institucionet në zhvillimin e mëtejmë të tyre dhe do të sigurojë shkëmbimin e përvojave të stafit akademik me qëllim të avancimit të hulumtimit, mësimdhënies dhe prezantimit të kurseve të veçanta në fushat e tyre të specializimit, shkëmbimin e studentëve dhe organizimin e aktiviteteve të tjera jashtë mësimore në mes të tyre, krijimin e programeve të përbashkëta kërkimore, shkëmbimin e studentëve të diplomuar në lidhje me projekte specifike kërkimore, etj..

Me këtë rast, përfaqësuesit e Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi, Fatmir Pireva dhe Nalan Kazaz morën pjesë edhe në konferencën e pestë ndërkombëtare “ICEB’19”, të organizuar në Universitetin e Bursës.

Ndërsa në këtë takim u dokorduan që Kolegji AAB të jetë mikpritës i konferencës së gjashtë ndërkombëtare për Ekonomi dhe Biznes.